Politike

Veliaj presion Ramës? Berisha: Lufta nisi me Ballukun e kullat, balancat janë spostuar në duart e kryebashkiakut

Berisha tha se Rama është në dy hetime ndërkombëtare, duke nënkuptuar se Veliaj po e mban nën presion.

3 Tetor 2022, 17:48 Nga F.M
Veliaj presion Ramës? Berisha: Lufta nisi me Ballukun e kullat, balancat
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk mund ta konfirmojë Erion Veliajn si kandidaturë për zgjedhjet lokale të 2023-shit, por mund të ndodhë e anasjellta. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se Rama është në dy hetime ndërkombëtare, duke nënkuptuar se Veliaj po e mban nën presion. Berisha shtoi se lufta e Veliaj ka nisur edhe me Belinda Ballukkun, të cilën sipas tij e 'dërgoi' në Dibër. 

Pjesë nga biseda: 

Pyetje: Edi Rama konfirmoi Veliajn si kandidat në Bashkinë e Tiranës, po opozita kur do e nxjerrë emrin e saj, mos është pak vonë?

Berisha: A mund të ju pyes pak, kush e rikonfirmoi shokun, Veliaj, Ramën apo Rama, Veliajn. Ky është problemi tani, nuk po merret vesh se cili do e rikonfirmojnë. Ju e shikoni tani që Rama është në dy hetime ndërkombëtare dhe kjo është e vërteta, kjo është absolutisht e vërteta. Njëri nuk di për fatin e tij, tjetri është në vazhdim e sipër. Di që në këtë mes, unë nuk besoj atë që thatë ju, që Rama konfirmoi Veliajn.

Pyetje: Ju po thoni se Veliaj po bën presion te kryeministri?

Berisha: Veliaj, jo presion, por siç e shifni, e vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj. Le të kthehemi pak te beteja që nisi. Promovoi Ballukun si zgjedhjen e tij. Ballukun e degdisi në Dibër, Veliaj. Nuk ishte Rama që e çoi. Rama e solli për Tiranën, Ballukun. Nisi betejën me kullat, Veliaj i tha vazhdo se katet janë të tuat dhe unë do i nxjerr. Se te kullat Rama ka fjalën finale dhe u garantoj ju se, ajo ç’ka në pamje të parë e konsideruat në një betejë kundër Veliajt, Veliaj e kthej në një betejë kundër Ramës. Pra mund të ju them se balancat janë spostuar në favor të një njeriu që është në kohëra, fatkeqësia më e madhe e qytetit të Tiranës.

Pyetje: Po opozita nuk është pak vonë me zgjedhjen e kandidatit?

Berisha: Opozita nuk i emëron siç i emëron Edi Rama, por do ti zgjedhë nga qytetarët. Ne miratuam në një mbledhje dy ditë më parë procedurën e përzgjedhjes së kandidateve nëpërmjet primareve, qytetarëve. Shënuam një hap jashtëzakonisht të madh përpara, duke njohur të drejtën e simpatizantëve për të votuar për kandidatin që duan. Pra sjellim në këto zgjedhje një risi thelbësore në interesin më të mirë të qytetarëve dhe demokracisë. Ne nuk ka i cakton as droga, as partia shtet, as krimi. Ne kandidatët na i caktojnë qytetarët. Ne po vazhdojmë konsultimet me aleatët, të përcaktojmë këto 2-3 ditë format e daljes. Ka mendime për të dalë me kandidatë të përbashkët dhe unë e mbështes këtë mendim. Por ne jemi të hapur me aleatët tanë të gjejmë format më të përshtatshme të një gare të suksesshme. 

sali berisha seance plenare 3 tetor 2022 zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll