Politike

Financimi rus në PD/ Rama: Ju zinit be për "virgjërinë e Lulit". Ju kanë dhënë para rusët, kjo s'ka dyshim

Kryeministri Edi Rama tha se Berisha më herët i dilte në mbrojtje Bashës, ndërsa shtoi se vetë ai nuk ka asnjë dyshim që PD është financuar nga Rusia.

3 Tetor 2022, 18:15 Nga k.m.
Financimi rus në PD/ Rama: Ju zinit be për "virgjërinë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Kuvend duke ironizuar kryedemokratin Sali Berisha dhe çështjen e lobingut rus në Partinë Demokratike. Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se Berisha më herët i dilte në mbrojtje Bashës, ndërsa shtoi se vetë ai nuk ka asnjë dyshim që PD është financuar nga Rusia. Por nuk bëri me dije asnjë fakt që të vërtetojë bindjen e tij. 

“Për sa kohë, ju do keni njerëz të cilët besojnë çdo gjë dhe të kundërtën e çdo gjëje, jeni në të drejtën tuaj të ushqeni iluzionin se mund të talleni me të gjithë por siç nuk ju ka ecur asnjëherë, sërish nuk do t'ju ecë kjo tallje me të gjithë sepse do të bënte sens gjithë kjo vijë logjike nëse nuk do të kishit qenë po ju që në atë kohë kur kjo çështje u bë publike nuk do të kishit bërë betime e përbetime për virgjërinë e Lulit.

Nëse nuk do të kishte qenë non grata juaj që nuk do të kishte dalë me carcafin e bardhë me asnjë njollë për të predikuar pastërtinë e virgjereshës që mbanit në krye. Nëse nuk do akuzonit Sorosin për fakte që sot medemek kërkoni t'i nxirrni nga kthetrat që i paskam kycur unë për llogari të atij që ju hodhi përtokë në momenti që s’ju duhej më.

Që PD është financuar me para ruse, dihet. I dalë në atë kohë, i mohuar kategorikisht nga ju. Kjo është shumë e thjeshtë që PD është financuar me para ruse, kjo dihet, është fakt i njohur, i mohuar nga ju. Se unë nuk e kam dëgjuar këtë fjalim atëherë. Atëherë fjalimi juaj ishte komplet tjetër. Mos ma prekni Lulin, kush e thoshte? Ishte ai që ka rrëmbyer flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur për luftë me Amerikën. Kështu që do thoja vetëm kaq, jo vetëm që ato para kanë hyrë me dijeninë e plotë të një grushti njerëzish, por ka më shumë se aq. Do ju sugjeroja të mos hezitoni me deklarata që mund t’ju bien prap ndesh e detyroheni të merrni pozicion tjetër. Ju s’keni lidhje me asgjë nga ato që duhen thënë sot. Ky është një vend sovran që nuk do të dijë për asnjëri, por sidoqoftë këtë kam për borxh t’ua them. Mos u ngusni se ka akoma,”- tha Rama.

edi rama lobingu rus ne shqiperi seance plenare 3 tetor 2022

Sondazh

Poll