Politike

Reforma Zgjedhore/ Miratohet programi! Alibeaj dhe Gjiknuri gjejnë dakortësi, Vasili kundër

Gjatë diskutimeve në Komision, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se të gjithë kanë të drejtë të japin propozimet e tyre. Ai "thumboi" dy krerët e komisionit, Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn të cilëve iu drejtua se nëse ata kanë rënë dakord me njëri-tjetrin atëherë kot që ky të quhet komision.

3 Tetor 2022, 17:26 Nga e.k
Reforma Zgjedhore/ Miratohet programi! Alibeaj dhe Gjiknuri gjejnë
Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri

TIRANË- Miratohet kalendari i punës së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, pjesë e të cilës do të jenë edhe ndryshimet eventuale të hartës territoriale të vendit. Këto ndryshime që zgjerojnë punën e komisionit, nxitën debate.

Gjatë diskutimeve në Komision, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se të gjithë kanë të drejtë të japin propozimet e tyre. Ai "thumboi" dy krerët e komisionit, Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn të cilëve iu drejtua se nëse ata kanë rënë dakord me njëri-tjetrin atëherë kot që ky të quhet komision.

Ndërkohë deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, duke votuar kundër ndryshimeve, u shpreh se objekti i punës së këtij komisioni është i qartë, shtimi i punës do të zvarriste pa fund punën e komisionit.

PJESË NGA DISKUTIMET:

Damian Gjiknuri: Ka një konsultim dhe jjë çështje që po diskutohet. Po jap një mendim timin paraprak se pasataj do të varet nga ajo çfdarë do të dalë nga komisioni i Reformës Territoriale. Së pari ne nuk kemi rënë dakord ende për ndryshimet e atij sistemi, nëse do të ketë ndonjë ndryshim në komisionin e Territoriales atëherë ky komision është i detyruar ti reflektojë këto ndryshime.

Fatmir Mediu: S’ka njëri të drejtë ekskluzive, për të gjithë mund të japin propozimet e tyre. Grupi duhet të sjelli një draft të përbashkët, duke sjell dakortësitë dhe mos dakordësitë tona. Edhe vendimi i gjykatës kushtetuese është për t’u ndjekur nga ne. Nëse ju keni rëndë dakortë, vijoni me atë që keni rënë dakortë, por mos e quani komision, pasi do të jemi në kushtet kur kemi vetëm një palë.

Enkelejd Alibeaj: Një veprimtari në grup e ekspertëve duhet të promovohet. Materiali duhet konsultuar me të gjithë. Sa i përket konsultimeve që bëri zoti Mediu. Nëse nga komisioni i Reformës Territoriale do të dalë diçka lidhur m,e sistemin, do të reflektojmë. Teknikalitetet duhet të jenë të detajuara. 

Damian Gjiknuri: Mbase nuk jam shprehur qartë. Ekspertët nuk janë forum që shprehen me votë. Nëse ka opinione apo mosdakotësi e mira është të na paraqitet. Është në tagër të këtij komisioni që të marrë vendime dhe jo e ekspertëve.

Petrit Vasili: Nuk mund të merremi me çdo ndrysim që vjen nga çdo komision. Objekti jonë është i qartë, adresimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHT. Është shumë e rëndësishme të zgjidhen të gjitha problematikat e shfaqura në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe kemi shumë për të bërë në këtë drejtim. Nuk jemi këtu për pazare, më jep këtë, që të të jap atë. Duhet të jemi serioz. Nëse doni të veproni me votë vazhdoni.

Pas debateve, bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, Deputeti Socialist, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, gjetën dakortësinë pë axhendën e komisionit.

Enkelejd AlibeajJam dakord me faktin që skemi ps të presim përfundimin e punës të refomrës territoriale, i kemi bërë propozimet tona, ndërsa presim vendimin e mazhorancës dhe mund të punojmë që tani edhe për lokalet

Damian Gjiknuri: Atëherë, lënda burimore nga vijnë propozimet janë rekomandimet e OSBE, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe çdo grupim këtu, çdo deputet ka të drejtë ta mbështesi...30 tetori është afat shumë i mirë për ti reflektuar këto ndryshime

Kalendari i miratuar i Komsionit të Reformës Zgjedhore ka 13 pika. Njëra prej pikave, është ajo që lidhet me reformën territorial, propozimet e të cilës duhet të ezaurohen brenda 30 tetorit. Dy pikat që pritet të diskutohen janë, vota preferenciale për anëtarët e këshillit bashkiak, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuse, dhe së dyti, ndryshimet ligjore për mënyrën e përfaqësimit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Pika e fundit, drafti final i këtij komisioni duhet të jenë gati brenda periudhës 16 shkurt-8 mars 2023

komisioni i reformes zgjedhore 2022

Sondazh

Poll