Politike

Arta Mandro zgjidhet anëtare e KLP, s'merr shumicën e votave, por ligji e miraton

Mandro nuk mori shumicën e votave në Parlament, por sipas ligjit, duke qenë se ishte hera e tretë që hidhej për votim emri i saj, kandidati konsiderohet i zgjedhur.

3 Tetor 2022, 17:22 Nga F.M
Arta Mandro zgjidhet anëtare e KLP, s'merr shumicën e votave, por
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Arta Mandro është zgjedhur anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Mandro nuk mori shumicën e votave në Parlament, por sipas ligjit, duke qenë se ishte hera e tretë që hidhej për votim emri i saj, kandidati konsiderohet i zgjedhur.

“Atëherë zonja Mandro mori 58 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim. Nuk është bërë shumica e kërkuar, ligji përcakton që në votimin e tretë në Parlament kandidati konsiderohet i zgjedhur. Në pikën 16 të nenit 35 të ligjit 115/2016 për organet e sistemit të drejtësisë së ndryshuar neni 35 është përcaktuar se në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej 2/3 edhe në raundin e tretë kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Sa më lart, kandidatura e Arta Mandros, konsiderohet e zgjedhur si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,”- tha Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

arta mandro seance plenare 3 tetor 2022

Sondazh

Poll