Aktualitet

“Pse më shoqërove?” Arrestohen të rinjtë që i zunë pritë policit në Gramsh dhe tentojnë ta godasin

19 Gusht 2019, 18:24 Nga DOSJA
“Pse më shoqërove?” Arrestohen të rinjtë që

GRAMSH– Dy të rinj nga Gramshi janë arrestuar ditën e sotme nga polcia pasi akuzohen se i kanë zënë pritë një efektivi për hakmarrje. E.Sh., 25 vjeç, dhe K.B., 24 vjeç, tê dy banues në Gramsh, kanë tentuar ta godasin një efektiv policie, për t;u hakmarrë.

Kjo gjë ka ndodhur pasi polici e ka shoqëruar njërin prej të rinjve, 25-vjeçarin me inicialet E.Sh, një ditë më parë. 

25-vjeçari është shoqëruar në polici pasi është përleshur me disa persona të tjerë gjatë një feste të organizuar në Gramsh. 

Njoftim i policisë Gramsh

I zë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar në Komisariat një natë më parë, por vihet në pranga bashkë me shokun e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

E.Sh., 25 vjeç, dhe K.B., 24 vjeç, tê dy banues në Gramsh.

25 vjeçari ishte shoqëruar një natë më parë në ambientet e Komisariatit të Policisë pasi ishte konfliktuar me disa të tjetër gjatë një feste të organizuar nga Bashkia Gramsh dhe në përfundim të veprimeve është lënë i lirë. Ky shtetas në bashkëpunim me 24 vjeçarin gjatë ditës së sotme i kanë zënë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar në Komisariat dhe kanë tentuar ta godasin për shkak të detyrës .

Në ndihmë të punonjësit të policisë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme duke bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e tyre për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Si dhe për veprën penale ” Prishja e qetësisë publike” për shtetasin E.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vijon….

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy te rinj gramsh pritet efektivit te policise arrestohen dy te rinj gramsh pritet efektivit te policise

Sondazh

Poll