Aktualitet

U nis drejt Turqisë, Rama për 15-vjeçaren që vuan nga sëmundja e rrallë: Uroj të vijë shëndoshë e mirë, do t’i heqi

19 Gusht 2019, 17:11 Nga DOSJA
U nis drejt Turqisë, Rama për 15-vjeçaren që vuan nga

TIRANË– Kryeministri Edi Ram ka bërë një reagim publik në lidhje me 15-vjeçaren nga Fushë Kruja, Elona Kuburajn e cila vuan nga një sëmundje e rrallë dhe u nis drejt Turqisë për ndihmë më të specializuar.

Në një status në rrjetet sociale, Rama shkruan se qeveria shqiptare është duke e njekur me përparësi këtë çështje dhe se janë në marrëveshje e sipër me një spital publik turk.

Kryeministri shprehet se pritet përgigje nga momenti në moment që të caktohet struktura spitalore që do të trajtojë Elonën, por që aktualisht 15-vjeçarja është shtruar në një spital privat. 

Rama thekson se të gjitha shpenzimet do t’i mbulojë qeveria shqiptare.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.

Presim nga ora në orë përgjigjen, po na duhet durim, sepse problematika shumë komplekse e kësaj sëmundjeje, ndikon në kohën e vendimmarrjes nga specialistët e palës tjetër, për të përcaktuar strukturën spitalore dhe ekipin më të përshtatshëm mjekësor për këtë rast shumë të rrallë.

Sidoqoftë Elona para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare.

Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri?

Elona Kuburja është vetëm 15 vjeç dhe prej një jave lufton me vdekjen pasi vuan nga një sëmundje e rëndë, e po ashtu e rrallë me të cilën janë të raportuara vetëm 250 raste në botë. 

Kuburja u nis drejt Turqisë me helikopter. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama elona kuburja edi rama elona kuburja

Sondazh

Poll