Aktualitet

Takime pa kriter për Shullazin dhe të burgosurit ‘VIP’, pezullohet nga detyra drejtori i 313-s

19 Gusht 2019, 16:28 Nga DOSJA
Takime pa kriter për Shullazin dhe të burgosurit ‘VIP’,

TIRANË– Është pezullluar nga detyra drejtori i burgut “313” në Tiranë, Maksim Hamitaj. Dosja.al mëson se Hamitaj dyshohej se kishte kryer disa shkelje të cilat sollën vendimin e menjëhershëm për pezullimin e tij.

Një prej shkeljeve mësohet të jetë favorizimi i të burgosurit Emiljano Shullazi, të cilin drejtori i ‘313’-s e lejonte të takohej me anëtarët e bandës. Gjithashtu mësohet se Hamitaj lejonte takime jashtë rregullave dhe të burgosurve të tjerë ‘VIP’.

Urdhëri për pezullimin e tij është lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili. 

Ndërkohë pak ditë më parë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjnaj bëri të ditur se ka nisur reformimi i burgjeve në të gjithë vendin dhe të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në ‘sitë’ kontrolli.

Gjonaj theksoi se ata që do të dalin me probleme do të shkarkohen.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim ismaili emiljano shullazi etilda gjonaj pezullohet drejtori i 313-s maksim hamitaj agim ismaili emiljano shullazi etilda gjonaj pezullohet drejtori i 313-s maksim hamitaj

Sondazh

Poll