Aktualitet

FOTO/ Veliaj zhduk Sylën nga punimet, ku janë reklamat për kompaninë që iu mori jetën të 2 djemve në lule të rinisë?

19 Gusht 2019, 13:47 Nga DOSJA
FOTO/ Veliaj zhduk Sylën nga punimet, ku janë reklamat për

TIRANË- Pak ditë pas tragjedisë që ndodhi dje në një pallat në rrugën “Faik Konica”, ku humbën jetën 2 të rinj, bashkia Tiranë po shkëput çdo marrëdhënie nga kompania “Syla”.

Dosja.al ka siguruar disa foto nga “Parku Rinia”, aty ku deri pak ditë më parë, ndodheshin ndarëset metalike që kishin sipër emrin e kompanisë “Syla”.

Por siç e shihni edhe në foto, nuk është më. Nuk dihet pse, por Bashkia e ka lenë anonim kompaninë që zhvillon punimet për rehabilitimin e “Parkut Rinia”.

Çfarë ndodhi tri ditë më parë?

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimaj.

 Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe. Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy teknikët e kompanive dhe është shpallur në kërkim Petrit Syla, pronari i skela “Syla.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj kompania syla rehabilimi i parkut rinia vdekja e punetoreve ne tirane erion veliaj kompania syla rehabilimi i parkut rinia vdekja e punetoreve ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Gusht 2019, 10:09

Ndërron jetë një turist amerikan në Sarandë

SARANDË- Një turist amerikan, ka ndërruar jetë sot në Sarandë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se pushuesi amerikan është i moshës 62-vjeçare, i...