Aktualitet

Një nga më të pasurit në Spanjë, ky është ‘bosi’ që u tmerrua nga Mihal Kokëdhima në Porto Palermo

19 Gusht 2019, 17:38 Nga DOSJA
Një nga më të pasurit në Spanjë, ky është

TIRANË– Eugenio Galdón është spanjolli që pa tmerr me sy teksa kishte zgjedhur të vizitonte Porto Palermon në Shqipëri dhe fati e përballi me Mihal Kokëdhimën.

Galdon së bashku me familjen e tij zgjodhi  që këtë verë ta kalonte në Shqipëri, ku dhe u përball me një skenar të frikshëm filmi që u pa nga të gjithë pas publikimit të videos, ku pronari i restorant ‘Panormës’ shihej i hipur mbi kofanon e furgonit të spanjollëve.

Por kush është Eugenio Galdon?

Ai ka lindur më 22 qershor të vitit 1950 dhe është një nga njerëzit më të pasur në Spanjë. galdon është themeluesi i kompanisë ONO (që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet) dhe e ka udhëhequr atë  deri në nëntor të vitit 2018.

Galdón, ka qenë edhe shef i kabinetit Presidencial në kohën e Adolfo Suárez hde ka mbajtur poste të rëndësishme në grupet mediatike në Spanjë.

Ai drejtoi “Cadena Ser”, “Grupo Prisa”, “Cadena COPE” nga viti 1983 deri në 1997.

Në vitin 1092 e deri në ditët e sotme, Eugenio vijon të jetë President dhe aksioner kryesor në “Multitel”, grupi i biznesit që ndërmerr projekte në lidhje me median dhe telekomunikacionin në Spanjë. Kompaninë ONO, Galdon ia shiti “Vodafoen” NË mars të viti 2014 “Vodafone” për 7.2 miliardë euro.

Bosi i Spanjës është gjithashtu prëj 5 vitesh kreu i Fondacionit “Everis” për botën e biznesit dhe anëtar i Bordit Këshillimor të kompanisë.

Emri i Eugenio Galdon është në listën e 200 njerëzve më të pasur në Sapnjë me një capital prej 300 mln eurosh.

Në lidhje me ngjarjen e pakëndshme të ndodhur në Himarë, Galdon nuk ka dhënë asnjë prononcim për emdiat spanjolle. Ndërsa në momentin që familja e tij u vizitua nga ministri Blendi Klosi, pas dhunimit, biznesmeni i fuqishëm u shpreh: Një njeri nuk e bën një shtet.

Në këtë mënyrë ai nënkuptoi se mund ta vizitojë sërish Shqipërinë, pavarësisht episodit të përjetuar. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunimi i turisteve spanjolle eugenio galdon mihal kokedhima dhunimi i turisteve spanjolle eugenio galdon mihal kokedhima

Sondazh

Poll