Aktualitet

Mungesë higjiene, myk dhe pa licencë, AKU gjobit me 3.85 milionë lekë tre biznese në jug

19 Gusht 2019, 14:11 Nga DOSJA
Mungesë higjiene, myk dhe pa licencë, AKU gjobit me 3.85 milionë

VLORË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se ka bllokuar 3 subjekte, pasi ushtronin aktivitet pa licencë dhe jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare.

Si pasojë e kësaj shkelje, AKU ka gjobitur me 3.85 milionë lekë tre biznese në jug, konkretisht: furrë buke, Market dhe Fast Food.

Postimi i plotë i AKU:

AKU KONTROLLE RIGOROZE NË JUG TË VENDIT, NDËRPRET AKTIVITETIN E 3 SUBJEKTEVE, BLLOKON DHJETRA KG PRODUKTE TË PASIGURTA PËR KONSUM DHE NDËSHKON ME 3.85 MILION LEKË KUNDRAVAJTJET LIGJORE NË FURRË BUKE, MARKET E FAST FOOD.

Task Forca e ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU Vlorë kanë kryer një sërë kontrollesh për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të siguruar vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik veror. 
Nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatua: ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP, raport analiza), si dhe etiketim i parregullt i produkteve.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative si në vijim: 10 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 3,850,000 lekë, “Bllokim i produkteve” të pasigurta për konsum human, si dhe “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit” për 3 subjektet.

 

 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aku bizneset ne jug gjoba e aku aku bizneset ne jug gjoba e aku

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Gusht 2019, 10:09

Ndërron jetë një turist amerikan në Sarandë

SARANDË- Një turist amerikan, ka ndërruar jetë sot në Sarandë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se pushuesi amerikan është i moshës 62-vjeçare, i...