Aktualitet

Ndërtimi i HEC-it, rifillojnë punimet në kanionin e Holtës në Gramsh (Video)

19 Gusht 2019, 16:12 Nga DOSJA
Ndërtimi i HEC-it, rifillojnë punimet në kanionin e Holtës

GRAMSH– Kanioni i Holtës, është një nga pasuritë e rralla të natyrës shqiptare tejet e frekuentuar nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj.

I gjendur në verilindje të Gramshit, Holta ofron një pamje piktoreke, e cila magjeps gjithnjë e më shumë adhuruesit e turizmit malor. 

Por, si çdo bukuri e virgjër natyrore edhe këtu, dora e njeriut po shkatërron atë.

Nga videoja e siguruar nga Dosja.al, duken punimet që kanë rifilluar për ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës.

Ndërkaq, Taulant Balla ministri Klosi dhe ministrja Balluku iu premtoi banorëve të Gramshit se Kanioni i Holtës nuk do të prekej. Por kjo deklaratë, siç duket kishte efekt vetëm para votimeve të 30 qershorit, sepse tashmë ka nisur puna për ndërtimin e hidrocentralit në Kanionin e Holtës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kanioni i holtes ndërtimi i hec-it punimet ne kanionin e holtes kanioni i holtes ndërtimi i hec-it punimet ne kanionin e holtes

Sondazh

Poll