Aktualitet

Terrorizonin italianët me armë dhe i vidhnin, shkatërrohet grupi kriminal i shqiptarëve, mes tyre një femër

19 Gusht 2019, 13:39 Nga DOSJA
Terrorizonin italianët me armë dhe i vidhnin, shkatërrohet grupi

TIRANË– Një grup kriminal me anëtarë shqiptarë është shkatërruar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane. Mësohet se në pranga kanë rënë tre persona mes tyre dhe një femër.

B. GJ., 38 vjeç, dhe Q.A.(M), 32 vjeç, lindur dhe banues në Dibër, u arrestuan ditëne sotme nga policia shqiptare, ndërsa shtetasja H.R., 49 vjeçe, lindur dhe banuese në Dibër u arrestua nga policia italiane. 

Të tre akuzohen se të armatosur futeshin në shtëpitë e italianëve dhe vidhnin gjithçka mundeshin.

Në muajin maj të këtij viti, tre shqiptarët janë futur në shtëpinë e shtetasit italian A.L., ku nën kërcënimin e armës kanë marrë një sasi bizhuterish dhe shumën 60.000 euro.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Operacion ndërkombëtar i koduar “Korabi”, për goditjen e një grupi që kryente vjedhje me armë në Itali

Operacioni mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane.

Kapen në Peshkopi nga Policia e Dibrës dy shtetas dhe në të njëjtën kohë kapet në Itali, nga Policia Italiane edhe pjesëtarja e tretë e grupit, një shtetase nga Dibra.

Në kuadër të operacionit të përbashkët policor të koduar “Korabi”, zhvilluar ndërmjet Policisë Shqiptare dhe asaj Italiane, si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve të Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tirana me Zyrën Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në vendin tonë dhe Divizionit të 3-të të Interpol Roma, nga Policia e Dibrës, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve në kërkim ndërkombëtar:

B. GJ., 38 vjeç, dhe Q.A.(M), 32 vjeç, lindur dhe banues në Dibër.

Gjithashtu, në Fiano Romano/Itali, u bë arrestimi i shtetases shqiptare H.R., 49 vjeçe, lindur dhe banuese në Dibër.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Rieto/Itali me vendimin e datës 25.06.2019, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Maksimumi i dënimit 20 vjet burg.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 04.05.2019, në zonën Fiano Romano/Itali, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të armëve në banesën e shtetasit italian A.L., një sasi bizhuterish dhe shumën 60.000 euro, që ndodheshin në kasafortën e këtij shtetasi dhe më pas janë laguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të vjedhur.

Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe të vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer në Itali nga ky grup.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma po vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Italisë të dy shtetasve të kapur dhe arrestuar nga Policia e Dibrës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 shqiptare itali shkaterrohet grupi kriminal shqiperi arrestohen 3 shqiptare itali shkaterrohet grupi kriminal shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Gusht 2019, 10:09

Ndërron jetë një turist amerikan në Sarandë

SARANDË- Një turist amerikan, ka ndërruar jetë sot në Sarandë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se pushuesi amerikan është i moshës 62-vjeçare, i...