Aktualitet

Rrahu nënën, vëllain dhe fisin, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë, e kishte bërë edhe herë tjetër

19 Gusht 2019, 13:17 Nga DOSJA
Rrahu nënën, vëllain dhe fisin, arrestohet 41-vjeçari

VLORË- Një 41-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës, pasi ka ushtruar dhunë mbi të vëllain, nënën dhe të afërmit e tij. Ai ka thyer urdhërin e mbrojtjes, pasi këtë veprim e ka kryer edhe më herët. Në pranga ka rënë edhe një 35-vjeçar në Sarandë, pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimet e Policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës”, shtetasin A.Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi ditën e djeshme ky shtetas ka shkelur Urdhërin e Gjykatës duke shkuar në banesën e familjarëve të tij në lagjen “28 Nëntori” dhe ka dhunuar psikologjikisht vëllain, nënën e tij por edhe të afërm të tjerë për motive të dobëta.

Bëjmë me dije se kjo situatë është e përsëritur pasi 41 vjeçari ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin E.H., 35 vjeç, banues në fshatin Kutalli, Berat.

Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë pranë “Kanalit të Çukës”, pasi u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi përkatës dhe në gjendje të dehur.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje dhune ne familje

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Gusht 2019, 10:09

Ndërron jetë një turist amerikan në Sarandë

SARANDË- Një turist amerikan, ka ndërruar jetë sot në Sarandë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se pushuesi amerikan është i moshës 62-vjeçare, i...