Aktualitet

Një javë pa asnjë kontakt, humbin pa lënë gjurmë dy turiste të huaja që po eksploronin alpet (FOTO)

19 Gusht 2019, 05:12 Nga DOSJA

VERMOSH- Ishin duke eksploruar natyrën, por jo gjithçka ka shkuar në udhëtimin e tyre dhe tashmë kanë humbur çdo kontakt. Ky është fati tragjik i dy turisteve të huaja të cilat kishin ardhur në Shqipëri për të bërë disa ditë pushime dhe kishin zgjedhur alpet si destinacion.

Dosja.al mëson se dy turiste te huaja, një gjermane dhe një polake prej ditësh kanë humbur kontaktet me pjesën tjetër të grupit dhe me shoqëruesit e tyre.

Ato janë indentifikuar si Laura Sophie Veronika Mayer dhe Agata Patyczek. Ato ishin duke udhëtuar në aple, teksa po vizitonin disa nga destancionet turisitike në veri, por prej datës 13 gusht nuk dihet fati i tyre.

Ditën e djeshme është gjetur makina me të cilën udhëtonin, por shumë larg vendit nga ku ato kishin kontaktet e tyre. Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al, dy turistet kontaktin e fundit e kanë pasur në Vermosh, por mjeti me të cilin udhëtonin është gjetur matanë kufirit, në Plavë të Malit të Zi.

Ende nuk dihet fati i gjermanes dhe polakes, por mësohet se policia ka nisur kontrollet në zonë dhe po bashkëpunohet dhe me Malin e Zi për t’i gjetur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alpet shqiptare dy turistet zhduken ne alpe humbin turistet turistet ne vermosh alpet shqiptare dy turistet zhduken ne alpe humbin turistet turistet ne vermosh

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Gusht 2019, 10:09

Ndërron jetë një turist amerikan në Sarandë

SARANDË- Një turist amerikan, ka ndërruar jetë sot në Sarandë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se pushuesi amerikan është i moshës 62-vjeçare, i...