Aktualitet

Del VIDEO e dhunimit të turistëve spanjollë, Kokëdhima hipi mbi kofano, për 3 km VANDAMI shqiptar goditi xhamin

Gjatë kohës që është mbi makinë, Kokëdhima godet me grushte xhamin e përparmë të makinës dhe e thyen atë me duar. Në sfodn dëgjohen gjithashtu edhe zërat e personave që janë brenda në automjet.

TIRANËDosja.al ka siguruar videon ku shihen momentet e tmerrit që kaluan turistët spanjollë kur pronari i restorantit ‘Panorma’, Mihal Kokëdhima u hodh mbi makinën e turistësve.

Kokëdhima shihet se si në një mënyrë krejtësisht të çmendur, hidhet mbi kofanon e furgonit dhe qëndron aty për 3 kilomentra rrugë teksa automjeti është në ecje. 

Gjatë kohës që është mbi makinë, Kokëdhima godet me grushte xhamin e përparmë të makinës dhe e thyen atë me duar. Në sfodn dëgjohen gjithashtu edhe zërat e personave që janë brenda në automjet.

Furgoni dretjohet nga një shofer shqiptar, edhe pasagjeri i parë dhe një tjetër udhëtarë janë shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër e personave janë spanjollët të cilët bërtasin të frikësuar.

Nga Porto Palermo në Qeparo, Kokëdhima udhëton mbi kofanon e furgonit dhe personat që ndodhen brenda në mjet telefonojnë policinë.  Turistët dhe shqiptarët i kërkojnë të zbresë, edhe ai vet kërkon që makina të ndalojë.

“Mbaje mer, mbaje,”- dëgjohet teksa thërret pronari i Panormës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një moment në rrugë shihet teksa kalon edhe një furgon policie. Makina ecën mbrapsht për t’u përballur me furgonin e policisë ndërsa Kokëdhima ngelet në rrugë.

Ajo që kuptohet nga të folurat brenda në furgon është se turistët kishin pasur ankesa për ushqimin në restorantin e Kokëdhimës dhe nuk donin ta hanin ushqimin e porositur.

Por Mihal Kokëdhima u është sulur duke i ofenduar dhe i ka ndjekur edhe pasi ata janë larguar me furgon, duke ju hedhur mbi xham. 

Ata dëgjohen teksa thonë më tej se pas tyre po vinte gjithashtu një tjetër automjet, brenda të cilit kishte njerëz të armatosur. 

(f.m/dosja.al)

2 Komente në “Del VIDEO e dhunimit të turistëve spanjollë, Kokëdhima hipi mbi kofano, për 3 km VANDAMI shqiptar goditi xhamin

  1. Po c fare e shtyn nje nje te njeri deri ne piken qe ti hidhet siper makines? Po sikur keta turiste te kene ngene e pire dhe me shfajsimin se nuk ishte i mire sherbimi nuk paguajne??? E di c fare i ndodh turisteve po te bejne te njejten gje ne greqi. Sapo kishte ndodhur dhe greket i kishin rrahur…

  2. Nese sherbimi nuk te pelqen mos u ul. Nese i ke thene nje kamarjeri qe do hash ke nje detyrim ligjor , ne fakt nuk eshte kontrate e shkruar por prape se prape eshte kontrate gojore dhe per kete ata jane te detyruar ta shperblejne ushqimin e pergatitur per ta… edhe nese nuk eshte konsumuar. Pervec kesaj keta turiste ne nje menyre ose nje tjeter fyejne guzhinjerin lokalin dhe pronen e dikujt. Keta turiste do te duhej te demshperblenin per kete … me leke, mase penale dhe kerim falje ne menyre publike. Keshtu qe nga ana ligjore policia shqiptare ka bere gabim, minstri aq me shume… por eshte kjo qe kemi ne qe nese jane te huaj jane detyrimisht me te mire se sa ne vete dhe kane te drejte

Shto Koment