Politike

Krizë me Berishën? Meta: S'ka asgjë të tillë, janë mashtrime të Ramës

Meta tha se të gjitha janë mashtrime të kryeministrit Edi Rama. 

30 Shtator 2022, 11:44 Nga A.B
Krizë me Berishën? Meta: S'ka asgjë të tillë,
Meta dhe Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mohoi që mes tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës të ketë një krizë. I pyetur ditën e sotme nga gazetarët, Meta tha se të gjitha janë mashtrime të kryeministrit Edi Rama. 

Pyetje: Ka një krizë mes jush?

Meta: Nuk ekziston asnjë krizë përvec atyre që thotë Rama, besoj se ka qënë një koherencë e qartë mes PL dhe PD e shumë ekspertëve me integritet që ka treguar se vjedhja që planifikonte të bënte Rama ishte një mashtrim që synonte të mbulonte vjedhjet e jashtëzakonshme në sistemin e energjisë, në këto 10 vite nga Rama. 

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll