Politike

Rama për kryebashkiakun e Himarës: Ku është? Ka ngrënë dru publikisht, por u zgjua nga gjumi

I pranishëm në një takim me kryebashkiakët, Rama tha se Goro është 'zgjuar' nga gjumi dhe situata në Himarë ka ndryshuar. 

30 Shtator 2022, 10:07 Nga F.M
Rama për kryebashkiakun e Himarës: Ku është? Ka
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama kalavdëruar kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, të cilin e kritikoi një vit më parë për mungësën e pastërtisë në qytetin bregdetaj. I pranishëm në një takim me kryebashkiakët, Rama tha se Goro është 'zgjuar' nga gjumi dhe situata në Himarë ka ndryshuar. 

"Besoj e kujtoni se çfarë ndodhte me malet e plehrave që sillnin në çdo dritare ajrin e ndotur e toksik. Pa diskutim banorët e Durrësit e kujtojnë dhe kjo gjë ka mbetur në mendjet e shumë njerëzve jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë. Bëhet fjalë për fushën e mbushur me vargmale pelhrash në natyrë, në Porto Romano, që sot është kthyer në një nga parqet më të bukura. Sot ne jemi në 90% të grumbullimit të tyre dhe kemi akoma një sasi relativisht të vogël dhe kemi ende për të grumbulluar. Gjithsesi, kjo gjë duhet trajtuar si një problem i madh. Gjatë këtij viti është bërë një punë falë angazhimit shumë serioz të kryetarëve të bashkive, dua të përmend Himarën. Ku është kryetari? Ja. Dua ta përmend si histori suksesi, nuk do të cuditesha fare që të mos ishte këtu sepse ka qenë gjithmonë prezent kur ka ngrënë dru. Është një shembull, shembull për tu marrë parasysh nga të gjithë. Tregon se sa e rëndësishme është që të ndërtohet një raport pozitiv me të gjithë komponentët në territor. Sot ne e shohim të mishëruar në disa shembuj. Pogradeci, ka qenë një zonë për të ardhur keq në aspektin vizual, mes natyrës dhe plehrave të mbetura rrugëve. Kamza, shëmbëlltyra më dramatike e pisllëkut, sot është një pasqyrë pastërtie. Gjirokastra dhe Elbasani, gjithashtu,"- tha Rama ndër të tjera. 

Një vit më parë, Rama tha se kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ishte shembulli për të fjetur gjumë. Madje i tha të zgjohej në katër të mëngjesit dhe t’i mblidhte mbetjet me një çantë dore.

edi rama rama me kryebashkiaket 30 shtator 2022

Sondazh

Poll