Politike

Rama merr me radhë kryebashkiakët: Lezha kryeson për pastërti, Kamza ishte si mos më keq, Shkodra problematike

Ai lavdëroi Kamzën për ndryhsimin e bërë, Elbasanin dhe Cërrikun gjithashtu.

30 Shtator 2022, 10:14 Nga F.M
Rama merr me radhë kryebashkiakët: Lezha kryeson për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë me radhë të gjitha bashkitë duke i renditur për nivelin e pastërtisë. Në një takim me kryebashkiakët, Rama tha se në listë e para vijon të qëndrojë Lezhë. Ai lavdëroi Kamzën për ndryhsimin e bërë, Elbasanin dhe Cërrikun gjithashtu. Ndërsa për Shkodrën tha se është shumë problematike situata në këtë qytet. 

"Gjatë këtij viti është bërë një punë falë angazhimit shumë serioz të kryetarëve të bashkive, dua të përmend Himarën. Ku është kryetari? Ja. Dua ta përmend si histori suksesi, nuk do të cuditesha fare që të mos ishte këtu sepse ka qenë gjithmonë prezent kur ka ngrënë dru. Është një shembull, shembull për tu marrë parasysh nga të gjithë. Tregon se sa e rëndësishme është që të ndërtohet një raport pozitiv me të gjithë komponentët në territor. Sot ne e shohim të mishëruar në disa shembuj. Pogradeci, ka qenë një zonë për të ardhur keq në aspektin vizual, mes natyrës dhe plehrave të mbetura rrugëve. Kamza, shëmbëlltyra më dramatike e pisllëkut, sot është një pasqyrë pastërtie. Gjirokastra dhe Elbasani, gjithashtu. Kamza ka qenë shëmbëllktura e papastërtisë. Ajo që ka bërë Cërriku ëhstë shumë domethënëse, tregon vizion dhe lidership. Aftësi ndërveprimi me faktorët e duhur në këtë rast. Tregon një kapacitet ndërkomunikues me të gjithë. U është dhënë mundësia që nga mbetjet të krijojnë ekonomi. Por, edhe për t'i informuar dhe për t'ua bërë të kuptueshme që ne jemi mbretëria e skepticizmit me çdo gjë të re. Diçka që nuk e përqeshim, por e vlerësojmë shumë tek të tjerët. Mjafton të shikosh se çfarë hareje ngjall tek këta shërbimi satelitor, për ta kuptuar. Kryetari i Cërrikut i është dashur të shkojë e t'ua shpejgojë fermerëve se me mbetjet e tyre mund të përfitojnë ekonomikisht. Nuk ka qenë e lehtë. Edhe Saranda ka qenë njësoj, një bashki që ka prodhuar dhjetëra artikujt të këqinj e negativë për Shqipërinë. Sot është ndryshe për shkak të ndërveprimit të duhur me të tjerët. Vijmë tek ndryshimi i madh. Janë mbyllur fushat ilegale të plehrave. ështu që, objektivi tani është kalimi në një fazë tjetër duke marrë shembull e më të mirëve. Tani jam bërë i bezdisur për të gjithë duke nxjerrë Lezhën të parën. Është koha që të mos qëndrojnë në pozicionin që vetëm pastrohet, por të futesh edhe në riciklim. E njëjta gjë edhe për të tjerët,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama rama me kryebashkiaket 30 shtator 2022

Sondazh

Poll