Politike

Forumi i menaxhimit të mbetjeve, Kumbaro: Jemi dobët me riciklimin, koha për një revolucion tjetër

Ministrja deklaroi se duhet më shumë bashkëpunim, financim dhe angazhim nga ana e Bashkive.

30 Shtator 2022, 09:38 Nga A.B
Forumi i menaxhimit të mbetjeve, Kumbaro: Jemi dobët me riciklimin,
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi ditën e sotme në Forumin për menaxhimin e mbetjeve, se Shqipëria ka nevojë për një revolucion tjetër, për sa i përket riciklimit. Në fjalën e saj, ajo u shpreh se vendi është përmirësuar ndjeshëm në aspektin e mbetjeve e se Bashkitë kanë kryer punën e tyre. Mirëpo, ministrja theksoi se duhet më shumë bashkëpunim, financim dhe angazhim nga ana e tyre.

'Në pyllin e Sodës për 3 muaj rrjesht nuk mbaronin kamionët që mbusheshin me plehra që kalonin në pikat fundore. Në këtë vit, është për t'u vlerësuar se menaxhimi i mbetejve në shkallë vendi është sjellë si një kauzë sociale, si çështje që duhen vlerësuar. Të përmirësosh cilësinë e jetës nuk do të thotë të harrosh jetën por të përmirësosh jetesën. Kjo do të thotë se duhet nxitur ekonomia qarkulluese. Me mbështetjen e partnerëve kemi mbyllur në 1 vit rreth 15 venddepozitime të paligjshme, janë ende pak nga ato që duhet të mbyllim. Investimi po bëhet nga qeveria, përmes financimeve dhe nga qeveria e shtetit. Po përgatitemi për kantiere të reja. Do të financohen pika të vogla. Gjithmonë e më shumë janë dhe do të jenë bashkitë ato që do e kenë këtë detyrë, është çështje përgjegjisie. Nuk jam ndjerë mirë që në kontrollet në territor jemi detyruar që të vendosim gjoba. E pamë vitin 2022 që jo vetëm Lezha që kishte flamurin e pastëristë, por dhe Himara e Saranda e shumë bashki të tjera, Fieri, u bënë të pastra. Me partnerët tanë gjermanë po ndërtojmë modele.është për të ardhur keq kur shikon pirgje të mëdha, të cilat po t'i kthehemi traditës së vjetër riciklohen. Ne jemi një vend që me rritjen e ekonomisë konsumojmë rreth 800 mijë ton në vit, jemi ende dobët me riciklimin, është koha për një revolucion tjetër, atë në mentalitet. Do marrë shumë kohë dhe vite por ne mund ta fillojmë përpara. Të gjithë bashkë, të mëdhenj e të vegjël do ta konsiderojmë si kauzë totale. Kjo luftë kërkon bashkëpunim, financim dhe angazhim. '- u shpreh Kumbaro.

mirela kumbaro

Sondazh

Poll