Rama tërhiqet: Çmimi i energjisë s'do të rritet për familjarët që harxhojnë mbi 800 kW nga 1 tetori
Qeveria tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë. Kreu i qeverisë ka vendosur të anulojë fashën prej 800 KwH, e cila nuk hyri kurrë në fuqi, por ishte paralajmëruar se do të kufizonte të gjithë konsumatorët familjarë që nga data 1 tetor.
'NJË LAJM POZITIV dhe pse nuk do të hyjë në fuqi në tetor fasha 800Kw për konsumatorët familjarë.'- lajmëroi Rama fillimisht.
Më pas, përmes një video-mesazhi, kreu i qeverisë e arsyetoi këtë vendim. Ai tha se kanqë qenë vetë konsumatorët familjarë që e kanë bërë të tërhiqej, pasi ka vënë re se kanë nisur të kursejnë energji këtë muaj, ende oa qenë aktive fasha kufizuese. Sipas kryeministrit Rama, situata energjitike është përmirësuar gjithashtu me shtimin e reshjeve e ndaj, nuk e kanë parë të arsyeshme aktivizimin e kësaj fashe nga 1 tetori. Gjithsesi, Rama tha se vëzhgimi për situatën energjitike do të vijojë.
"Më 1 shtator, kur ne vendosëm të fashën, kërkesa për energji ishte shumë e lartë, por tashmë është ulur. Rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i qasjes së familjarëve për të kursyer energjinë. Përmirësim kemi pasur dhe në nivelin e Fierzës. përmirësim pritet të ketë edhe në ditët në vijim. Kjo na bëri që të vendosim që nga 1 tetori të mos hyjë në fuqi kjo fashë,"- tha Rama ndër të tjera.
Fasha kufizuese 800 KwH ishte lajmëruar se do të ishte funksionale nga 1 tetori. Sipas vendimit të marrë, çdo kilovat që do të konusmohej mbi 800 që ishte llogaritur të ishte konsumi mesatar familjar, do të paguhej me 42 lekë. Ky vendim pati reagime, duke marrë parasysh edhe faktin që sahatet nuk lexohen rregullisht çdo 30 ditë e se 800 KëH nuk ishte mjaftueshëm për një familje me shumë anëtarë, sipas llogaritjeve të bëra nga ekspertët. E për pasojë, të gjithë familjarët do ta gjenin veten para faturave të kripura të energjisë elektrike që do t'ua vështirësonte jetën në këtë periudhë krize.
“800 kwh do faturohej me 9.5 lekë këh që jep një kosto 7600 lekë. 50 këh orë mbi konsumin 800 kw/h do llogaritej me koston 42 lekë dhe jep 2100 lekë. Plus TVSH mbi këto dy kosto, 1940 lekë, plus taksa e televizorit 100 lekë. Totali 11740 lekë”.- ishte vendimi i mëparshëm i marrë nga Qeveria, që tashmë është zhbërë.
Sondazh
Rama-ambasadorit gjerman: Nëse ju s'keni sukses, i bie të mbyllim mbledhjen, s'ju mundim dot
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ambasadorit gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, i cili tha se edhe v...
Spahia s'i shkon në takim me kryebashkiakët/ Rama: Pastërtia në Shkodër është ku thërret qameti
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Shkodrën në lidhje me pastërtinë e ambientit, e vetmja bashki që drejtohe...
Rama merr me radhë kryebashkiakët: Lezha kryeson për pastërti, Kamza ishte si mos më keq, Shkodra problematike
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë me radhë të gjitha bashkitë duke i renditur për nivelin e pastërtisë...
Rama për kryebashkiakun e Himarës: Ku është? Ka ngrënë dru publikisht, por u zgjua nga gjumi
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama kalavdëruar kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, të cilin e kritikoi një vit më par&e...
Forumi i mbetjeve, Zingraf me kritika: Legjislacioni aktual s'është në përputhje me direktivat e BE-së
Peter Zingraf TIRANË- Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf u shpreh ditën e sotme se legjislacioni për mbetjet në ve...
Forumi i menaxhimit të mbetjeve, Kumbaro: Jemi dobët me riciklimin, koha për një revolucion tjetër
Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi ditën e sotme në Forumin për menaxhimin e mbetjeve, s...
Si u zhdukën "dosjet e nxehta" të ish-Sigurimit të Shtetit? Genta Sula: Disa janë asgjesuar...
Genta Sula TIRANË- Drejtorja e Autoritetit të Dosjeve Genta Sula tha se një ndër shqetësimet kryesore të publikut ë...
Dosja Meta, Genta Sula: S'e dimë nëse ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, ne s'kemi hetuar
Genta Sula TIRANË- Genta Sula, drejtore e Autoritetit të Dosjeve ka folur lidhur me betejën ligjore që ka nisur me ish-presidentin Ilir...
Kim:Udhëheqësit politikë nuk duhet të kenë nevojë për dikë nga jashtë që të bashkëpunojnë
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim duke folur për proceset zgjedhore në vend por dhe për komunikimin e partive politike...
"Dosjet"/ Genta Sula: 78 personalitete kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, por ende vijojnë punën
Genta Sula TIRANË- Genta Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve thotë se një numër i madh personalitetesh që kanë ...
