Politike

Hiqet fasha 800 kwh që nuk u vu! Rama tregon arsyen: Familjarët nisën të kursejnë, reshjet u shtuan

Ai shtoi më tej se familjarët kanë nisur të kursejnë, reshjet janë shtuar, niveli në Fierzë është rritur, duke bërë që fasha e cila ishte vendosur të hynte në fuqi nga 1 tetori, të anulohet.

30 Shtator 2022, 11:05 Nga F.M
Hiqet fasha 800 kwh që nuk u vu! Rama tregon arsyen: Familjarët
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka arsyetuar vendimin e marrë për të mos e vendosur fashën kufizuese prej 800 kwh për konsumatorët familjarë, nga data 1 tetor. Në një video-mesazh, Rama tha se vendimin për këtë gjë e ka marrë një natë më parë, pasi ka parë reflektim tek abonentët familjarë. Ai shtoi më tej se familjarët kanë nisur të kursejnë, reshjet janë shtuar, niveli në Fierzë është rritur, duke bërë që fasha e cila ishte vendosur të hynte në fuqi nga 1 tetori, të anulohet.

"Fasha synon që ata që e kalojnë këtë tarifë të paguajnë me çmimin real çdo kilovat të tjekaluar. Kjo është një masë e vendosur nga ne, por jo e shpikur nga ne. Në këtë mënyrë nuk mund të lejojmë që taksta e shqiptarët të marrin përsipër dhe të pagujanë këto çmime. Disa njerëz thonë që vendi ynë nuk ka lidhje me mungesën e energjisë elektrike, pasi ka kapacitet për ta plotësuar vetë konsumin. Kemi qëllim që brenda këtij 10-vjeçari ta bëjmë Shqipërinë një vend eksportues neto të energjisë. Unë dhe kjo qeveri jemi jo vetëm për të garantuar mbrojtjen e konsumatorëve po edhe për të mos lënë asgjë pa bërë që barra që ka sjellë kjo krizë energjitike të lehtësohet sa më shumë. Ja këtu për t'ju thënë se kemi një lajm pozitiv. Më 1 shtator, kur ne vendosëm të fashën, kërkesa për energji ishte shumë e lartë, por tashmë është ulur. Rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i qasjes së familjarëve për të kursyer energjinë. Përmirësim kemi pasur dhe në nivelin e Fierzës. përmirësim pritet të ketë edhe në ditët në vijim. Kjo na bëri që të vendosim që nga 1 tetori të mos hyjë në fuqi kjo fashë,"- tha Rama. 

 

edi rama

Sondazh

Poll