Politike

Spahia s'i shkon në takim me kryebashkiakët/ Rama: Pastërtia në Shkodër është ku thërret qameti

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se me rëndësi ka që të ketë përpjekje e qasje, sepse situata mund të ndryshojë. 

30 Shtator 2022, 10:25 Nga F.M
Spahia s'i shkon në takim me kryebashkiakët/ Rama: Pastërtia
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Shkodrën në lidhje me pastërtinë e ambientit, e vetmja bashki që drejtohet nga Partia Demokratike. Në një takim me kryebashkiakët, nbë të cilin Bardh Spahia i Shkodrës mungoi, Rama tha se situata në këtë qytet është 'ku thërret qameti'. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se me rëndësi ka që të ketë përpjekje e qasje, sepse situata mund të ndryshojë. 

"Duke ju falenderuar të gjithë që keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe duke pasur bindjen që kjo do të shërbejë edhe si inkurajim sepse janë bërë ndryshime të mëdha, s'po përmend që kemi situata negative, s'po i përmend. Kryetari i Bashkisë Shkodër nuk është këtu, por me të ka një përpjekje dhe ka një qasje, pavarësisht se situata e pastërtisë në Shkodër është ku thërret qameti. E vërteta duhet thënë. Faleminderit të gjithë, Gjermania nuk është ndarë nga kjo fushë që në krye të herës, projektet kanë qenë të shumta. E rëndësishme është që vullneti dhe dëshira për ta vazhduar mbështetjen është e madhe.,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama rama me kryebashkiaket 30 shtator 2022

Sondazh

Poll