Politike

Rama-ambasadorit gjerman: Nëse ju s'keni sukses, i bie të mbyllim mbledhjen, s'ju mundim dot

Kreu i qeverisë shtoi se gjithsesi nuk pretendon të kalojë Gjermaninë, pasi shqiptarët do të bëheshin njerëz pa buzëqeshje. 

30 Shtator 2022, 10:25 Nga F.M
Rama-ambasadorit gjerman: Nëse ju s'keni sukses, i bie të mbyllim
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ambasadorit gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, i cili tha se edhe vendi të cilin ai përfaqëson nuk ka arritur sukses me riciklimin. Referuar kësaj deklarate, Rama, në një takim me kryebashkiakët për pastërtine dhe mbetjet, tha se nëse Gjermania nuk korr sukses, atëherë ai është i detyruar ta ndërpresë mbledhjen. Kreu i qeverisë shtoi se gjithsesi nuk pretendon të kalojë Gjermaninë, pasi shqiptarët do të bëheshin njerëz pa buzëqeshje. 

'Dua të nxjerr një fjali nga ajo që tha ambasadori, mos kujtoni që kemi arritur ne qëllimin falë riciklimit. Nëse Gjermania s'e ka arritur, atëherë të mbyllim mbledhjen. I bie se sa shumë kemi ne për të bërë. Jo për të mundur Gjermaninë, s'e pretendojmë. Se ka dhe siklete të tjera po të bëhesh si këta, të ikën buzëqeshja. Baza është pozitive, por duhet punë. Shumë faleminderit, të gjithëve,'- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama rama me kryebashkiaket 30 shtator 2022

Sondazh

Poll