Politike

Forumi i mbetjeve, Zingraf me kritika: Legjislacioni aktual s'është në përputhje me direktivat e BE-së

Zingraf diskutoi për organizimin e sistemit të mbetjeve.

30 Shtator 2022, 09:55 Nga A.B
Forumi i mbetjeve, Zingraf me kritika: Legjislacioni aktual
Peter Zingraf

TIRANË- Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf u shpreh ditën e sotme se legjislacioni për mbetjet në vendin tonë, nuk është në përputhje me direktivat e BE-së. Gjatë forumit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese, Zingraf po ashtu vuri theksin se organizimi i sistemit të mbetjeve. Ai shtoi se shërbimet për depozitimin e mbetjeve nuk janë ofruar të gjitha, pasi nuk është përcaktuar një target i caktuar. 

'Kënaqësi të jem këtu. Është një temë e rëndësishme për Shqipërinë. Është një nga fushat kryesore të mjedisit. Ekonomia qarkulluese është një nga shtyllat kryesore të rritjes së gjelbër në BE.

Shqipëria e ka vendosur veten në objektivat afatgjatë për të arritur në këtë sistemin modern në sistemin e mbetjeve, legjislacioni prezent aktual nuk është në përputhje tërësisht me direktivat e BE-së në sektorin përkatës. Këto janë modifikuar që në 2018, por ju e bëni për Shqipërinë këtë dhe jo për ndjekur rregulla të Brukselit. Mbetjet janë të kushtetueshme, nëse i reduktoni materialet, keni reduktuar kostot. 

Niveli i mbulimit është rritur në 87% ne 2022, eshte nje hap i mirë përpara, shumë shërbime që janë ofruar për depozitimin e mbetjeve por nuk është i mbuluar i gjithi. Targeti është i ulët, nuk është përcaktuar një target. Kjo detyrë është zbatuar në të gjitha nivelet. Me udhëzimet e prezantuara sot, Bashkitë do të marrin një mjet shumë të mirë, duhet ta përdorni sa më mirë, ju uroj shkëmbime të frytshme sot.'- u shpreh ai. 

peter zingraf rama me kryebashkiaket 30 shtator 2022

Sondazh

Poll