Politike

Rama u tërhoq për fashën e energjisë! Meta: Manovër hajdutërie, nxorri jashtë loje ERE

Meta deklaroi ditën e sotme se tërheqja e kryeministrit Edi Rama nga fasha e energjisë është një manovër hajdutërie. 

30 Shtator 2022, 11:44 Nga F.M
Rama u tërhoq për fashën e energjisë! Meta: Manovër
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se tërheqja e kryeministrit Edi Rama nga fasha e energjisë është një manovër hajdutërie. Gjatë konferencës me gazetarët, Meta tha se ajo që u bë publike ishte e bazuar vetëm në një mbledhje të KESH. 

'Cilin vendim? Ky vendim i marrë tregon dhe njëherë që nuk ekziston shteti i së drejtës. Me të dyja vendimet e marra, është shpallur mosekzistenca e ERE-s. Ajo që u bë publike më parë për vendosjen e një fashe ishte tërësisht e pabazuar, ishte bazuar vetëm në një mbledhje të KESH. Është rast i paprecedentë të vendosë KESH se cili do të çmimi i energjisë elektrike. Kjo nuk mund të ndodhë. Këto janë manovra hajdutërie. Manovër për të mbuluar vjedhjet e qytetarëve. '- u shpreh Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll