Politike

Basha reagon për vdekjen e 2 punëtorëve: U vranë nga makutëria mafioze

17 Gusht 2019, 14:47 Nga DOSJA
Basha reagon për vdekjen e 2 punëtorëve: U vranë nga

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tiranë, ku dy punëtorë mbetën të vdekur pasi ranë nga një skelë teksa ishin duke punuar.

Në një reagim në rrjetet sociale, teska shpërndan një lajm ku është bërë një paralele për reagimin e qeverisë për dy ngjarje, dhunimit të turistëve spanjollë dhe vdekjes së punëtorëve, shkruan se Rama është arregonat dhe i pashpirt.

Më te numri një i opozitës i quan viktima të makutërisë dy punëtorët që vdiqën në Tiranë. Artisti i mashtrimit, arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët të cilët i urren, asnjë fjalë për 2 viktimat e makutërisë mafioze në zemër të Tiranës”, shkruan Basha.

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë një ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimaj. Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha rrezohet skela vdekja e punetoreve ne tirane vdesin punetoret lulzim basha rrezohet skela vdekja e punetoreve ne tirane vdesin punetoret

Sondazh

Poll