Politike

“Sa punëtorë u vranë”, Rama kap ngusht nga pyetja dhe shmanget: Hajde ironi hajde

17 Gusht 2019, 14:26 Nga DOSJA
“Sa punëtorë u vranë”, Rama kap ngusht nga pyetja dhe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto të kantierit të rrugës Shkodër – Velipojë, ku tregonte me krenari këtë investim.

Si çdo herë të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë komentuar, duke i drejtuar dhe pyetje Ramës. Sot një prje qytetarëve nisur dhe nga  vdekja e dy punëtorëve në Tiranë, i ka shkruar Ramës se sa punëtorë janë vrarë gjatë ndërtimit të rrugës.

Numri një i qeverisë, nuk ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjes drejtëpërdrejtë dhe shkruan se komenti i qytetarit është ironi.

REPLIKAT

Komenti: Sa punetore u vrane ne kete veper?

Rama: Kjo i bie te jete ironi tani eee? Hajde ironi hajde, po si ka mundesi qe kur vriten dyzina njerezish se keputet ura ne Itali, nuk i thote kush qeverise pse i vrave? Po si ka mundesi qe kur vriten punetore ne kantieret e ndertimit ne Itali, cka eshte nje problem shume i madh ne ate vend, nuk i thote kush qeverise pse i vrave? Po si ka mundesi qe pa piken e zorit, gjeja me e lehte qe u vjen disave si puna jote, eshte te flasin keq a te tallen me çdo pune edhe kur s’eshte rasti fare fare? Nejse, vesi del me shpirtin dhe kush e ka kete ves, do ta mbarte sa te kete jete, keshtu qe duke te uruar mbaresi e jete te gjate, s’kam rruge tjeter vecse te bej megjithe shpirt ate qe mundem per kete vend, e te duroj me buzeqeshje e respekt, edhe ata si puna jote per sa kohe do te zgjase kjo puna ime? Perqafime e forca, vazhdo perqesh e jep mend per punen e te tjereve?

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama sherr me qytetaret replikat e rames ne facebook vdesin punetoret edi rama rama sherr me qytetaret replikat e rames ne facebook vdesin punetoret

Sondazh

Poll