Politike

Shuhet ‘epoka’ Dako, Valbona Sako kërkon dorëheqjen e drejtorëve, në shtator nisin ethet e ‘spastrimit’

17 Gusht 2019, 10:38 Nga DOSJA
Shuhet ‘epoka’ Dako, Valbona Sako kërkon dorëheqjen e

DURRËS- Pas tri mandatesh Vangjush Dako u largua nga politika me kokën ulur. Një mal me përgjime të BILD, implikuan Dakon duke e futur në listën e zezë të SHBA, dhe duke e spostuar në PS.

Zëvendësuesja e tij, Valbona Sako, ka shkuar me porosi të qartë: Të eliminohet ndikimi i Dakos në çdo strukturë ku ndodhen njerëz të besuar e të emëruar prej tij.

Dosja.al ka mësuar se 4 ditë më parë, Sako kishte mbledhur të gjithë drejtorët e bashkisë së Durrësit, të cilëve iu ka kërkuar që të japin dorëheqjen.

E njëjta kërkesë iu është bërë edhe nënkryetarëve të bashkive, ndërkohë që lëvizja ka befasuar jo pak të pranishmit në takim.

Ajo iu ka arsyetuar se meqënëse PS ka fituar Durrësin, atëherë do të ketë ndryshime rrënjësore në administratë.

Ethet e “spastrimit” në institucionet në varësi të bashkisë në Durrës kanë nisur, duke konfirmuar dyshimet se epoka “Dako” në Durrës ka përfunduar me një “Alo Niçe”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike përgjimet e bild valbona sako vangjush dako përgjimet e bild valbona sako vangjush dako

Sondazh

Poll