Politike

“Shihemi në gjykatë”, PD i përgjigjet Pjerin Ndreut: Do dalësh me pranga nga duart nga Bashkia lezhë

17 Gusht 2019, 13:15 Nga DOSJA
“Shihemi në gjykatë”, PD i përgjigjet Pjerin Ndreut:

TIRANË- Partia Demokratike i është përgjigjur me anë të Sekretartit për Çështjet Ligjore, Ivi Kasos, kreut të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreut.

Në një reagim Kaso shkruan se Ndreu do të dalë nga BAshkia Lezhë me pranga në duar, pasi sipas tij ai është një trafikant. “Lulzim Basha patjetër që do të vijë  në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj për të drejtuar vendin dhe për t’u hapur rrugë planeve të zhvillimit në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Kaso.

REAGIMI I PLOTË

Reagimi i Pjerin Ndreu është ai i një trafikanti, që ndjehet i sigurtë nga mburoja e bosit të trafikantëve dhe kriminëleve, i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit. Lulzim Basha patjetër që do të vijë  në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj për të drejtuar vendin dhe për t’u hapur rrugë planeve të zhvillimit në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Por si fillim, Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm! Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar. Zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit dhe vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen! Rrugët e Perëndisë për të bërë drejtësi janë të pafundme!

Lulzim Basha ka publikuar sot një video ku tregonte me emra ata që sipas tij janë të inkriminuar në radhët e Partisë Socialiste. Në këtë video ishte dhe Pjerin Ndreu, i cili ka zgjedhur të reagojë dhe i është përgjigjur PD-së. Ndreu ka thënë se do padisë Bashën dhe e ftonte që të vizotnte njëherë Lezhën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ivi kaso pd akuza pjerin ndreut pjerin ndreu video e bashes per te inkriminuarit ivi kaso pd akuza pjerin ndreut pjerin ndreu video e bashes per te inkriminuarit

Sondazh

Poll