Politike

“Nuk di ta ngasë”, Rama tregon makinën me emrin e tij në targë: S’kam asnjë lidhje me të

17 Gusht 2019, 13:46 Nga DOSJA
“Nuk di ta ngasë”, Rama tregon makinën me emrin e tij

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sot për hërë të parë ka treguar një sekret, që ai nuk di të ngasë makinën. Këtë sekret Rama e ka zbuluar teksa ka postuar disa foto të makinave të vjetra shqiptare që janë eksozuar në pazarin e Korçës.

Në një postim në Instagram, Rama shkruan se ky projekt ka zbukuar dhe më shumë pazarin e Korçës, dhe e ka kthyer në një qendër të graviteti për turizmin.

“S’kam asnjë lidhje me këtë makinë, se s’di as ta ngas? Po vërtetë bukur të shohësh se si Pazari i Vjetër i Korçës, pasi doli nga gropa e zhulit e rrënimit ku qe zhytur dhe u transformua, në një qendër të re graviteti për turizmin, qenka kthyer këto ditë, në një platformë ekspozimi të xhevahireve të vjetra të automobilizmit? Bravo @blendi.gonxhja dhe skuadra e tij, që përveç reformimit e ndryshimeve të mëdha, që po sjellin në menaxhimin e sektorit të automjeteve, po zhvillojnë edhe projektin e bukur @retro.albania së bashku me koleksionistët e riparuesit e apasionuar të makinave të vjetra?”, shkruan Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama makina e postuar nga rama retro albania edi rama makina e postuar nga rama retro albania

Sondazh

Poll