Politike

‘Plas’ në PS e Shkodrës, baza pakënaqësi për Pjetrin, deputetët socialistë i shmangen mbledhjes

17 Gusht 2019, 09:02 Nga DOSJA
‘Plas’ në PS e Shkodrës, baza pakënaqësi

SHKODER- Dosja.al zbulon detaje nga mbledhja e zhvilluar në degën e Partisë Socialiste në Shkodër, ku është diskutuar lidhur me dënimin e Valdrin Pjetrit dhe akuzat e ngritura nga Partia Demokratike për të.

Burime nga brenda mbledhjes i thanë Dosja.al se në qendër të debatit ka qenë Pjetri dhe dështimi për të marrë në dorë bashkinë Shkodër pas publikimit të dokumenteve të dënimit.

Mësohet se socialistët e Shkodrës, janë shprehur se emri i Pjetrit është sjellë në qytet nga qendra, pa u konsultuar me bazën dhe se propozimet e tyre nuk janë marrë në konsideratë.

Në këtë mbledhje gjithashtu është diskutuar ideja e hartimit të një “memoje”, për vetë kryesocialistin Edi Rama, në të cilën do të shkruhen të gjitha pakënaqësitë e degës së PS në Shkodër. 

Anëtarët i kanë kërkuar kryetarit të PS në Shkodër, Edmond Emini informacion se pse selia rozë nuk ka patur një deklaratë për mediat, për dorëheqjen e Pjetrit. Ata madje kanë kërkuar që Pjetri të ishte në mbledhje dhe të kërkonte falje para mbështetësve të tij. 

Mungesa në mbledhje  e deputetëve të PS të qarkut, është cilësuar si një indiferencë dhe mungesë serioziteti.

Takimi vjen në kohën kur kandidati fitues i PS në Shkodër, Valdrin Pjetri, dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, pas akuzave të PD se ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje dhe trafik droge. PD publikoi një dokument ku sipas demokratëve provohet se Pjetri ka qenë i dënuar në shtetin fqinj në vitin 2003, e megjithatë kjo nuk e ka penguar që të jetë pjesë e administratës së demokratëve në qeverinë Berisha, e më pas në PS. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dënimi i valdrin pjetrit në itali ps shkoder sherr ne ps valdrin pjetri dënimi i valdrin pjetrit në itali ps shkoder sherr ne ps valdrin pjetri

Sondazh

Poll