Politike

Gjobitet me 150 mijë euro “Medusa Caffe” në Tiranë, Rama: Abuzues, fshehën 76 ton kafe

17 Gusht 2019, 09:15 Nga DOSJA
Gjobitet me 150 mijë euro “Medusa Caffe” në Tiranë,

TIRANË– “Medusa Caffe” në Tiranë është gjobitur me 150 mijë euro. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe një video ku ministrja Anila Denaj tregon se kompania e kafesë kishte fshehur 76 ton kafe të pjekur.

Rama shkruan se vazhdon lufta kundër abuzuesve dhe se do të gjobitet çdo magazinë që shkel ligjin.

Zbulohet depozita me mall të fshehur në sasinë 76 mijë kilogram “kafe e pjekur” dhe aktivizohet masa ligjore, me detyrim dëmshpërblimi shtetit sa 3-fishi i masës së pagesës?. Lufta kundër abuzuesve vazhdon papushim dhe do të shtrihet në çdo magazinë doganore, për të gjitha produktet e “rënda” të akcizës”- shkruan Rama krahas postimit. 

“Medusa Caffe”, sipas dokumenteve të QKR-së është në administrim të Flora Krepit. 

Kohët e fundit ministria e Financave, ajo e Turizmit dhe Policia kanë nisur një aksion kunëdër informalitetit. Vijon puna që nga pastrimi i bregdetit shqiptar nga zaptimi pa të drejtë deri tek goditja e bizneseve të mëdha. Një ndër to ishte dhe Tajvani, Gega Oil dhe Havana.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni anti-informalitet edi rama gjobitet medusa caffe aksioni anti-informalitet edi rama gjobitet medusa caffe

Sondazh

Poll