Politike

Myslim Murrizi me parti në shtator, ‘komploti i tradhtarëve’ që po zien në korridoret e politikës

17 Gusht 2019, 11:12 Nga DOSJA
Myslim Murrizi me parti në shtator, ‘komploti i

TIRANË- Një tjetër forcë politike i shtohet aktualitetit të varfër shqiptar. Pas 70 partive, një grup i deputetëve të listës Basha, disa prej tyre sot në Kuvend, do të krijojnë një parti të re, të djathtë. Emri dhe logoja e partisë nuk janë bërë të ditura, por dihet vetëm se fokusi do të jetë forcimi i grupit të ri parlamentar.

Themeluesi i kësaj force politike, përflitet se do të jetë deputeti Myslim Murrizi, i cili në një komunikim për Dosja.al, nuk e përjashtoi këtë mundësi.

“Nuk dua të përbëj lajm në gusht, por s’kam asgjë për të fshehur”,-tha Murrizi, duke e lënë të hapur mundësinë e krijimit të një partie. Ndërkohë që Dosja mësoi se bashkë me Murrizin do të jetë Halit Valteri, Alban Zeneli, Korab Lita, por edhe disa tradhtarë nga ata që hynë në Kuvend.

Nuk dihet nëse deputetja Rudina Hajdari do t’i bashkohet këtij grupi, pas refuzimit të hapur që i bëri ftesës së Astrit Patozit për t’ju bashkuar Bindjes Demokratike, parti që dështoi në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike partia e myslim murrizit partia e myslim murrizit

Sondazh

Poll