Politike

Iu përmend emri në videon e Bashës si i inkriminuar, Pjerin Ndreu paralajmëron liderin e PD-së: Shihemi në gjykatë

17 Gusht 2019, 11:57 Nga DOSJA
Iu përmend emri në videon e Bashës si i inkriminuar, Pjerin Ndreu

TIRANË- Kryetari i ri i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka ftuar publikisht kryedemokratin Lulzim Basha për një vizitë në zyrën e tij, për të folur për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit. Reagimi i tij vjen, pasi iu përmend emri në videon-meazhin e Bashës, si një ndër personat e inkriminuar. 

Në një postim në “Facebook”, Ndreu shkruan se Basha ka rol për të luajtur në planet e zhvillimit, ndërsa i përgjigjet i prerë akuzave të tij se është i inkriminuar.

Ndreu thotë se as Basha dhe as perëndia në qiell nuk ka shansin t’i gjejë qoftë një element sado të vogël inkriminimi, teksa e ka paralajmëruar për përballje në gjykatë.

Postimi i plotë i Pjerin Ndreut:

“Per Lulezim Bashen: Zoti kryetar i opozites te pres per nje vizite ne Bashkine e Lezhes ku te diskutojme per zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit. Keni rol per te luajtur ne planet e zhvillimit dhe jam gati te ve shiritin e te pres. Sa per inkriminimin tim se shpejti shihemi ne Gjykate. As ti e as perendia me qiell nuk ka shansin te me gjeje qofte nje element sado te vogel inkriminimi.

Kohe para teje jane bere prova serioze nga me te zote se ti per te me gjetur fakte e prova inkriminimi, por kane deshtuar me turp. Leri llafet ne ere se I sqarojme ne gjykate, por me thuaj kur do vish ne Lezhe te pres!.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha pjerin ndreu lulzim basha pjerin ndreu

Sondazh

Poll