Sport

Momenti negativ i Interit, Inzaghi tregon të vërtetën: Skuadra është me mua, kthesa vjen ndaj Romës”

Disfata ndaj Udineses, humbja e tretë në shtatë javët e para të Serie A, hapi krizën e Interit dhe vuri në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit, por Simone Inzaghi është i bindur se ende ka besimin e lojtarëve.

20 Shtator 2022, 12:58 Nga DOSJA

Momenti negativ i Interit, Inzaghi tregon të vërtetën: Skuadra

ITALI- Disfata ndaj Udineses, humbja e tretë në shtatë javët e para të Serie A, hapi krizën e Interit dhe vuri në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit, por Simone Inzaghi është i bindur se ende ka besimin e lojtarëve. Sipas La Gazzetta dello Sport me rifillimin e seancave stërvitore, Inzaghi do ta mbajë ekipin të bashkuar sepse tani është pika e kthesës.

Vështirësitë e fillimit të sezonit janë parë, por për teknikun nuk mungojnë alibitë dhe këtë klubi e di mire. Mungesa e Perisic po rëndon edhe më shumë se sa pritej, disa lojtarë kyç si Skriniar dhe Brozovic janë jashtë formës dhe duhet kohë për t'u rikthyer në formën e dikurshme. Është e natyrshme të hasësh vështirësi me një kalendar aq të ngjeshur sa të pengon mirë stërvitjen, por pas pushimit, ekipi zikaltër duhet të ndryshojë marsihin, në Itali dhe në Europë.

Dhoma e zhveshjes rreshtohet kompakt në të njëjtin drejtim dhe ndjek udhëzimet e trajnerit, i cili nëse nuk do të ishte kështu, “nuk do ta kishte problem të largonte ndonjë lojtar siç ndodhi te Lazio vite më parë”.Prandaj Inzaghi mbetet i vendosur në stol. Trajneri ka mbështetjen e Curva Nord, vlerësimin e Marotta-s dhe klubit dhe gjithashtu atë të lojtarëve: ndeshja kundër Romës duhet të jetë pika e kthesës.

E.Ç (Dosja.al)

inzaghi inter

Sondazh

Poll