Sport

E quajti kundërshtarin ‘zezak”! Wayne Rooney largon nga fusha lojtarin e tij…

Pavarësisht humbjes së skuadrës së tij, DC United, të dielën kundër Inter Miami (2-3), Wayne Rooney e zëvendësoi Taxiarchis Fountas, për gjestin e kryer ndaj kundërshtarit

20 Shtator 2022, 07:12 Nga DOSJA

E quajti kundërshtarin ‘zezak”! Wayne Rooney largon nga fusha

SHBA - Pavarësisht humbjes së skuadrës së tij, DC United, të dielën kundër Inter Miami (2-3), Wayne Rooney la përshtypje duke larguar nga fusha lojtarin e tij Taxiarchis Fountas për fyerjet raciste ndaj Floridian Damian Lowe. Pas një përplasjeje mes dy lojtarëve, sulmuesi i DC United, thuhet se e quajti ndërkombëtarin xhamajkan si “zezak”.

Ish-shoku i skuadrës së Rooneyt te Manchester United, Phil Neville, tani trajner i Inter Miami, e vlerësoi qëndrimin e homologut të tij: “Unë e kam njohur gjithmonë si njeri që vepron me klas,- shtoi Neville. - Ai është rritur në vlerësimin tim përsëri, më shumë se për çdo gol që ka shënuar. Lojtarët ishin të lënduar dhe të zhgënjyer nga ajo që ndodhi”. 

DeAndre Yedlin, mbrojtësi i Inter Miamit, tregoi se shokët e tij të skuadrës ishin gati të largoheshin nga fusha nëse nuk do të ishte bërë asgjë: “Nëse nuk do të ishte bërë asgjë, ne nuk do të kishim vazhduar ndeshjen. Nuk ndjehet një fitore për shkak të atij momenti tepër të errët. Do të shohim se çfarë do të bëjë MLS për këtë”. Ndërkohë mësohet se një hetim është hapur nga Liga e Amerikës së Veriut.

Dy vjet më parë, më shumë se 70 futbollistë profesionistë me ngjyrë që luanin në MLS kishin krijuar një shoqatë kundër racizmit të quajtur Black Players Coalition of MLS (Koalicioni i lojtarëve me ngjyrë të MLS). Shoqata, e udhëhequr nga Justin Morrow, mbrojtësi amerikan i Toronto FC, synon të rrisë ndërgjegjësimin e futbollistëve për paragjykimet raciste, të promovojë kurse të edukimit qytetar dhe diversitetin në rekrutim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll