Sport

Galtier ka gjetur çelësin: Tani 'MNM' armë shkatërruese, 27 gola së bashku…

Messi, Mbappé dhe Neymar kanë luajtur tetë ndeshje së bashku këtë sezon, duke gjeneruar (pa llogaritur asistimet) 27 nga 35 golat e ekipit të tyre. Messi, Mbappé dhe Neymar kanë luajtur tetë ndeshje së bashku këtë sezon, duke gjeneruar (pa llogaritur asistimet) 27 nga 35 golat e ekipit të tyre.

20 Shtator 2022, 10:21 Nga DOSJA

Galtier ka gjetur çelësin: Tani 'MNM' armë

FRANCE - Christophe Galtier duket se e ka gjetur çelësin, për të bërë treshen më të frikshme në Evropë, i cili sezonin e kaluar nuk arriti të shprehej me potencialin e tij të plotë. 

Lionel Messi, Kylian Mbappé dhe Neymar kanë luajtur tetë ndeshje së bashku këtë sezon, duke gjeneruar (pa llogaritur asistimet) 27 nga 35 golat e ekipit të tyre. 

MNM tejkalon treshen e tjera në numër, nga Vinicius-Benzema-Valverde deri te Musiala-Mané-Sané apo Dembélé-Lewandowski-Raphinha. 

Messi i rilindur tashmë ka kontribuar me 14 gola (6 gola dhe 8 asistime), Neymar 19 (11 gola dhe 8 asistime), ndërsa Mbappé ka shënuar 10 gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll