Sport

Presidenti Agnelli konfirmon Allegrin. Të paktën, tani për tani...

Trajneri italian dhe pronari i Juventusit kanë folur në telefon, ku pronari i kompanisë FIAT ka treguar besim të plotë në projektin e trajnerit aktual.

20 Shtator 2022, 11:02 Nga DOSJA

 

Presidenti Agnelli konfirmon Allegrin. Të paktën, tani për

ITALI - Në botën e futbollit thuhet shpesh, se kur një president ratifikon një trajner kur gjërat nuk shkojnë mirë në ekipin e tij, është hapi i parë për të konfirmuar shkarkimin e tij. Megjithatë, kjo nuk duket të jetë rasti me Juventusin, ose të paktën jo ende.

Pas fillimit të keq të skuadrës piemontese në Serinë A (10 pikë nga 21 të mundshme) dhe në Champions League (0 nga 6 pikë), dje ka pasur një bisedë telefonike mes pronarit të klubit, Andrea Agnelli dhe Massimiliano Allegri, trajner i skuadrës bardhezi, sipas gazetës italiane 'Gazzetta dello Sport'.

Në këtë bisedë, pronari i kompanisë së makinave FIAT dhe pronar i klubit torinez, i përcolli trajnerit të ‘Zonjës së Vjetër’ besimin e tij total dhe absolut për projektin.

Allegri i falënderoi pronarët e klubit për gjestin dhe premtoi se do ta nxjerrë Juventusin nga kjo krizë, duke pretenduar se grupi ishte ende i aftë për të fituar 'Scudetton'.

Me fillimin e keq të sezonit të Juventusit dhe vazhdimësinë e Allegrit të diskutuar pavarësisht ratifikimit të Agnellit, ‘vallja’ e emrave për të zëvendësuar teknikun nga Livorno, sa vjen dhe shtohet.

Orët e fundit ka shpërthyer në skenë emri i një prej ish-lojtarëve të klubit italian. Paolo Montero do të ishte më i pozicionuari tani, për të zënë pankinën italiane nëse Allegri largohet. Uruguajani e njeh mirë shtëpinë, pasi kaloi në radhët e Torinos për nëntë sezone. Përveç kësaj, Montero stërviti kategoritë më të ulëta të ekipit piemontez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll