Sport

I përfundon kontrata, Luis Suarez i lirë në nëntor: “Ai do të largohet nga Nacional”

Sulmuesi uruguajan pas 16 vitesh, pasi luajti në Groningen, Ajax, Liverpool, Barcelona dhe Atlético Madrid, u rikthye në skuadrën e vendlindjes, ku ai debutoi

20 Shtator 2022, 10:36 Nga DOSJA

I përfundon kontrata, Luis Suarez i lirë në nëntor:

URUGUAJI - José Fuentes, president i Nacional të Montevideos, konfirmoi se Luis Suarezit i përfundon kontratën e tij me klubin uruguaian në nëntor. "Kampionati ka përfunduar dhe Luis Suarez do të largohet nga Nacional. Nuk do të krijoj pritshmëri të rreme,"- tha José Fuentes në programin 'Punto Penal' të Channel 10.

"Luis Suarez bëri një përpjekje të madhe për të ardhur te Nacional dhe, sa herë që më pyesin, e them për të mos krijuar pritshmëri për të ardhmen. Ai do të largohet dhe këtë e ka thënë më shumë se një herë,"- shpjegoi ai, presidenti i Nacional, skuadra në të cilën Luis Suarez u kthye pas 16 vitesh, pasi luajti në Groningen, Ajax, Liverpool, Barcelona dhe Atlético Madrid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll