Sport

Edhe Italia konfirmon miqësoren: ‘Azzurrët’ do ta mbyllin vitin 2022 me dy transferta, përballë Shqipërisë dhe Austrisë…

Federata Italiane e Futbollit njofton se kombëtarja e Italisë do të zhvillojë dy miqësore, që do të luhen jashtë vendit më 16 dhe 20 nëntor

20 Shtator 2022, 06:53 Nga DOSJA

Edhe Italia konfirmon miqësoren: ‘Azzurrët’ do ta mbyllin

ITALI - Fillimisht ndeshjet me Anglinë dhe Hungarinë në Nations League, më pas  kombëtarja e Roberto Mancinit do ta mbyllë vitin 2022, duke u përballur me Shqipërinë dhe Austrinë në miqësore. 

Dy ndeshjet, njofton FIGC, do të luhen përkatësisht të mërkurën, më 16 nëntor, në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë dhe të dielën, më 20 nëntor, në stadiumin ‘Ernst Happel’ të Vjenës, të dyja me fillim nga ora 20:45. Kështu që të dyja do të zhvillohen në javën para fillimit të Kupës së Botës në Katar, ku ‘azzurrët’ do të jenë një mungesa e madhe.

Kombëtarja e Italisë do të luajë për herë të parë në historinë e saj në Tiranë, ndërsa me Shqipërinë ka tre precedentë, me Italinë gjithmonë fituese: suksesi i tretë dhe i fundit daton në 9 tetor 2017, kur ekipi i Venturës fitoi 1-0 në Shkodër, falë golit të Candrevës në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. 

Nga ana tjetër, ka 38 ndeshje mes Italisë dhe Austrisë (18 fitore për ‘azzurrët’, 8 barazime dhe 12 humbje), një rivalitet i gjatë futbolli që filloi 110 vjet më parë, më 3 korrik 1912 (sukses 5-1 për austriakët në Lojërat Olimpike në Stokholm) dhe që kishte aktin e fundit më 26 qershor 2021 në ‘Wembley’, kur Italia u imponua 2-1 në kohën shtesë në 1/16 e Kampionatit Europian me golat e Chiesa dhe Pessina.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll