Sport

Ish-Topi i Artë, Fabio Cannavaro rikthehet në pankinë... do të nisë karrierën në Itali

Sot do të zyrtarizohet firma që e bën ish-qendërmbrojtësin të jetë trajneri i ri i klubit nga Campania.

20 Shtator 2022, 11:34 Nga DOSJA

Ish-Topi i Artë, Fabio Cannavaro rikthehet në pankinë... do

ITALI - Ka ardhur koha e rikthimit të tij në stol. Fabio Cannavaro, legjenda e futbollit, ish-Topi i Artë dhe ish-lojtari i Juventusit dhe Real Madridit, është gati të veshë sërish tutat për të drejtuar skuadrën e tij të re: Beneventon në Seria B. Siç raporton 'Sky Sport Italia', mbrëmë është arritur një marrëveshje dhe sot do të zyrtarizohet firma që e bën ish-qendërmbrojtësin të jetë trajneri i ri i klubit nga Campania.

Në orët e fundit, Benevento (e cila është në mes të tabelës së Serisë B pas një fillimi zhgënjyes) ka vendosur të ndryshojë kurs. Fabio Caserta, i cili ishte diskutuar tashmë vitin e kaluar, do të shkarkohet dhe atë do ta zëvendësojë Fabio Cannavaro. Ish-lojtari i Juventusit është pa pankinë që nga shtatori i vitit 2021, pas përvojës së tij në Kinë te Guangzhou Evergrande. Për Cannavaron kjo do të ishte detyra e tij e parë në një stol italian.

Në muajt e fundit dhe gjatë gjithë vitit 2022, Cannavaro tingëlloi për shumë stola në Europë. Dëshira e tij për të stërvitur sërish ishte e madhe dhe për ta bërë këtë në kontinentin e vjetër... aq më tepër. Kombëtarja polake apo italiane, Parma apo edhe Espanyol... ishin shumë destinacione, për të qenë më në fund Benevento, skuadra që e punëson.

Që kur përfundoi karrierën e tij si futbollist, Cannavaro vendosi të fillojë karrierën e tij si trajner. Fillimisht si asistent në Al-Ahli (Emiratet e Bashkuara Arabe) për të qenë më vonë protagonist i drejtpërdrejtë në GZ Evergrande, Al-Nassr ose TJ Quanjian, përveç drejtimit të ekipit kombëtar kinez në dy ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll