Sport

Mbyllet ‘sherri’ me Mbappe! Federata Franceze e Futbollit do të rishikojë marrëveshjen për të drejtat e imazhit…

Organi drejtues njoftoi të hënën në mbrëmje se ishte e angazhuar për rishikimin e marrëveshjes për të drejtat e imazhit të ‘bluve’, veçanërisht pas refuzimit të Kylian Mbappe për të pozuar për një foto.

20 Shtator 2022, 06:46 Nga DOSJA

Mbyllet ‘sherri’ me Mbappe! Federata Franceze e Futbollit do të

FRANCE - Refuzimi i Kylian Mbappe për të marrë pjesë në një sesion fotografik të ‘bluve’, këtë të hënë në Clairefontaine, pati reagim të menjëhershëm shumë nga ana e FFF-së. Federata njoftoi të hënën në mbrëmje përmes një njoftimi për shtyp se ishte e angazhuar për rishikimin e marrëveshjes për të drejtat e imazhit të bluve.

"Pas diskutimeve përfundimtare në prani të drejtuesve të ekipit francez, presidentit, trajnerit dhe një menaxheri marketingu, Federata Franceze e Futbollit merr përsipër të rishikojë, sa më shpejt të jetë e mundur marrëveshjen për të drejtat e imazhit që e lidh atë me lojtarët e saj në kombëtare”, mund të lexohet në veçanti.

Rrjedhimisht, Kylian Mbappé më në fund do të marrë pjesë si lojtarët e tjerë të skuadrës franceze, në operacionet e marketingut të planifikuar për të martën.

Mbyllet ‘sherri’ me Mbappe! Federata Franceze e Futbollit do të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll