Sport

Mjafton 1-0, Messi 'eleminon Lyon dhe i jep kryesimin PSG (VIDEO)

Loja e kampionëve vjen në kohën e duhur: kështu mund ta përmbledhim mbrëmjen e PSG-së dhe Messit, që shënon dhe i jep Galtier një sukses themelor. Kampionët e Francës fitojnë 1-0 ndaj Lyon

18 Shtator 2022, 22:56 Nga DOSJA

Mjafton 1-0, Messi 'eleminon Lyon dhe i jep kryesimin PSG (VIDEO)

FRANCË- Loja e kampionëve vjen në kohën e duhur: kështu mund ta përmbledhim mbrëmjen e PSG-së dhe Messit, që shënon dhe i jep Galtier një sukses themelor. Kampionët e Francës fitojnë 1-0 ndaj Lyon, në fakt vlen për vendin e parë në renditje me 22 pikë.

Rezultati 0-0 zgjat pak më shumë se 4 minuta, më pas Messi kombinon mirë me Neymar dhe me një të majtë në zonë shënon 1-0 duke mposhtur Lopes. La Pulce provon sërish në 15' por këtë herë portieri ia del të neutralizojë atë tentativë, si dhe në minutën e 33' me rastin e Mbappé-s.

Në pjesën e dytë vendasit nuk ia dalin dot të bëjnë diçka dhe PSG administron qetë rezultatin 1-0. Humbja e tretë radhazi për Lyon dhe shkon kështu në vendin e gjashtë me 13 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

lyon messi psg

Sondazh

Poll