Sport

Çmenduria e Di Marias i kushtoi humbjen Juventusit, argjentinasi reagon pas ndeshjes: "Disfata erdhi prej meje"

Angel Di Maria ishte një nga protagonistët negativë të humbjes 1-0 të Juventusit ndaj Monza-s në pasditen e ndeshjes për javën e shtatë të Serie A.

18 Shtator 2022, 19:25 Nga DOSJA

Çmenduria e Di Marias i kushtoi humbjen Juventusit, argjentinasi reagon

ITALI- Angel Di Maria ishte një nga protagonistët negativë të humbjes 1-0 të Juventusit ndaj Monza-s në pasditen e ndeshjes për javën e shtatë të Serie A.

Argjentinasi u ndëshkua me karton të kuq nga Maresca pas një faulli ndaj Izzo-s reagimi ndaj Izzo-s dhe kur ndeshja mbaroi, ai u përpoq t'u kërkonte falje të gjithëve përmes një postimi në Instagram.

"Dua t'u kërkoj falje të gjithëve për këtë reagim të papërshtatshëm që pata në fushë. Lënia e ekipit me një lojtar më pak në një moment kaq të vështirë në kampionat na bëri të humbim ndeshjen. Disfata erdhi prej fajit tim. Më vjen shumë keq. Një profesionist por edhe një qenie njerëzore që bën gabime di t'i njohë ato”.

E.Ç (Dosja.al)

di maria juventus

Sondazh

Poll