Sport

“Baila Vini Jr. Baila” kthehet në trend, edhe Gabriel Jesus imiton bashkatdhetarin…

Sulmuesi brazilian i Arsenalit, pasi shënoi gol, imiton kërcimit e bashkëlojtarit në kombëtaren ‘selecao’

18 Shtator 2022, 18:37 Nga DOSJA

“Baila Vini Jr. Baila” kthehet në trend, edhe Gabriel Jesus

ANGLI - Nëse diçka ka qenë lajm dhe trend këtë javë, ajo ka qenë fjala “baila”, pasi është komentuar shumë për Vinicius Jr., që feston golat e tij duke kërcyer, çka nuk është pëlqyer shumë nga disa gazetarë dhe fansa.

Që kur Vinicius Jr. ​​ka nënshkruar për Real Madridin, lojtari i ka festuar kështu golat që ka shënuar, duke dashur të tregojë se ai është i lumtur. Këtë e ka bërë edhe në Segunda B kur luante me Real Madrid Castilla dhe nuk ka pasur asnjë zhurmë.

Sot, Gabriel Jesús (28') në golin e tij, i dyti në ndeshjen e fituar 3-0 në transfertë nga Arsenali ndaj Brentford, për t'i dhënë ngjyrë festës, ka imituar bashkatdhetarin e tij brazilian dhe më pas ka shkruar në rrjetin social Twitter.

“Baila Vini Jr. Baila” kthehet në trend, edhe Gabriel Jesus

E gjithë kjo mbështetje, jo vetëm nga lojtarët brazilianë, si Gabriel Jesús apo Neymar ndër të tjera, është për shkak të fjalëve ‘raciste’ të Jorge Resurrección (Koke) para derbit të Madridit në Cívitas Metropolitano.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll