Sport

VIDEO/ Di María, argjentinasi 'gjaknxehtë' i Juves: shikoni goditjen e tij me bërryl…

Sulmuesi u ndëshkua me kartonin e kuq, pas 39 minutash në transfertën ndaj Monzas dhe i la bardhezinjtë me 10 lojtarë në fushë…

18 Shtator 2022, 18:02 Nga DOSJA

VIDEO/ Di María, argjentinasi 'gjaknxehtë' i Juves:

ITALI - E papritur që argjentinasi ta bënte një të tillë. Gjaku i nxehtë i Ángel di Marías, bëri që futbollisti të kryejë një veprim gjatë pjesës së parë të ndeshjes Monza-Juventus. Ai reagoi duke goditur me bërryl kundërshtarin, veprim që i kushtoi një karton të kuq dhe largim nga fusha e lojës.

Sulmuesi anësor mori topin në fushën e tij në minutën e 39-të, përballë portës së skuadrës së tij dhe kur po mbante kontrollin e tij ndaj presionit të Armando Izzos , 'Fideo' e goditi me bërryl, që u shndërrua menjëherë në karton të kuq, gjë për të cilin arbitri Maresca nuk ngurroi t'ia tregonte argjentinasit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll