Sport

Spektakël në 'San Siro'! Politano-Simeone, Napoli i shkakton Milanit humbjen e parë

Napoli mposht Milanin 2-1 në ndeshjen e madhe të javës së shtatë të Serie A dhe konfirmohet në krye të renditjes, duke barazuar me pikë Atalantën.

18 Shtator 2022, 22:48 Nga DOSJA

Spektakël në 'San Siro'! Politano-Simeone, Napoli i shkakton

ITALI- Napoli mposht Milanin 2-1 në ndeshjen e madhe të javës së shtatë të Serie A dhe konfirmohet në krye të renditjes, duke barazuar me pikë Atalantën. Një pjesë e parë me ritëm dhe me raste të shumta, ku kuqezinjtë ishin dominues, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Politano zhbllokon shifrat me penallti në minutën e 55'.

Milan reagoi shpejt dhe barazoi me Giroud në minutën e 69', por në spektakli nuk do të përfundonte këtu sepse 12 minuta para përfundimit të takimit, Simeone do të shënonte golin e fitores, dhe i jep kështu Milanit humbjen e parë në kampionat.

E.Ç (Dosja.al)

napoli milan

Sondazh

Poll