Sport

Kaos te Juventus, lojtarët shkojnë te tifozët por priten me fërshëllima dhe ofendime (video)

Më shumë se dy mijë tifozë kishin mbërritur në Monza, gati për t'u kthyer te suksesi. Ata ngjyrosën bardh e zi të gjithë sektorin e miqëve në stadiumin U Power.

18 Shtator 2022, 18:24 Nga DOSJA

Kaos te Juventus, lojtarët shkojnë te tifozët por priten me

ITALI- Më shumë se dy mijë tifozë kishin mbërritur në Monza, gati për t'u kthyer te suksesi. Ata ngjyrosën bardh e zi të gjithë sektorin e miqëve në stadiumin U Power. Megjithatë, 90 minuta më vonë, thirrjet dhe duartrokitjet u kthyen në fërshëllima. Në fakt, Juventusi jo vetëm humbi në fushë, por u duk i paaftë për të reaguar, luftuar dhe dhënë një sinjal.

Por pas humbjes 1-0, i gjithi ekipi ka shkuar para mbështetësve për të kërkuar ndjesë që nuk bëri një gjë të tillë, duke marrë si përgjigje vetëm vërshëllima dhe kore kundër të ultrasve të cilët i kanë dhënë zë edhe në stadium të gjitha pakënaqësive që kanë ndaj klubit. Lojtarët kanë duruar kokulur para tribunës për disa minuta, dhe më pas i janë drejtuar dhomës së zhveshjeve, të ndërgjegjshëm që nëse nuk vjen shpejt një kthesë në rezultatet dhe lojë, ky do të jetë një sezon shumë i vështirë për bardhezinjtë.

E.Ç (Dosja.al)

juventus monza tifozet

Sondazh

Poll