Sport

Atalanta 'pushton' Olimpicon dhe kreun! Roma humbet pa Dybalën, Mourinhon e braktisin nervat

Në javën e 7-të të Serie A, Atalanta mposht Romën 1-0 dhe mbetet në krye të renditjes.

18 Shtator 2022, 20:09 Nga DOSJA

Atalanta 'pushton' Olimpicon dhe kreun! Roma humbet pa Dybalën,

ITALI- Në javën e 7-të të Serie A, Atalanta mposht Romën 1-0 dhe mbetet në krye të renditjes. Një skuadër cinike dhe më pak spektakolare se në sezonet e mëparshme, por rëndësi kanë tre pikët falë golit të Scalvinit.

Verdhekuqtë, pa Dybala-n për shkak të një dëmtimi, krijojnë raste, por Abraham nuk është në ditën më të mirë. Pjesa e dytë është një monolog nga vendasit, por muri i Bergamos reziston. Mourinho u ndëshkua me karton të kuq pas protestave të vazhdueshme në lidhje me gjykimin e arbitrit Chiffi.

E.Ç (Dosja.al)

roma mourinho atalanta

Sondazh

Poll