Sport

Portieri humb grumbullimin me Holandën, nuk përgjigjej në Whatsapp: ishte në spital për të shoqëruar të ëmën

Portieri holandez Jay Gorter humbet thirrjen për kombëtaren U-21 për shkak se nuk u përgjigj në kohë në Whatsapp

18 Shtator 2022, 18:35 Nga DOSJA

Portieri humb grumbullimin me Holandën, nuk përgjigjej në

HOLANDË- Portieri holandez Jay Gorter humbet thirrjen për kombëtaren U-21 për shkak se nuk u përgjigj në kohë në Whatsapp. I riu ishte në spital pasi po shoqëronte nënën e tij të sëmurë. 22-vjeçari nuk iu përgjigj menjëherë mesazheve dhe për këtë arsye nuk do të bashkohet me Kombëtaren në ndeshjet që do të zhvillohen.

Gorter u përpoq të shpjegonte arsyet që e shtynë atë të vononte në përgjigje, por skuadra holandeze nuk e konsideroi të vlefshme justifikimin e tij.Skuadra holandeze U-21 do të përballet me Belgjikën dhe Rumaninë, por pa Gorterin.

Portieri kishte bërë paraqitjen e tij të parë me ekipin e të rinjve në qershor. 22-vjeçari u largua nga Go Ahead Eagles për t'iu bashkuar Ajax-it në verën e vitit 2021. Jay është portieri i tretë i kampionëve holandez, pas Maarten Stekelenburg dhe Remko Pasveer.

E.Ç (Dosja.al)

holande jay gorter

Sondazh

Poll